Policia spanjolle ka mundur të shkatërrojë një rrjet kriminal ndërkombëtar që krijonte dhe shiste pasaporta të falsifikuara COVID-19 dhe teste negative.
Efektivët e policisë kanë arrestuar 7 persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur. Ata do të akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe vepra kundër shëndetit publik. Pagesa për një certifikatë të rreme shëndetësore varionte nga 200 deri në 1000 euro. Ndërsa një test negativ PCR kushtonte 50 euro dhe ato do të ishin në duart e klientëve brenda dy ditëve nga marrja e pagesës. Mësohet se drejtuesit e organizatës operonin nga Franca. Ndërkohë, policia spanjolle ia ka kaluar të gjithë informacionin autoriteteve franceze.
Vendet e Bashkimit Evropian paraqitën certifikatat digjitale, në mënyrë që personat e imunizuar të kishin akses në shumë aktivitete të jetës së përditshme. Por kjo shtoi edhe rastet për falsifikime.
/a.r