Teksa temperaturat kanë arritur në minus 14 gradë celcius në Greqi, autoritetet kanë marrë vendimin për mbylljen e një numri të madh shkollash. Të hënën e kësaj jave u mbyllen shkollat ndërsa parlamenti ndërpreu punimet si pasojë e motit të ftohtë, përfshirë reshjet e dëborës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Greqisë deri në ishullin e Kretës, raporton Euronews.
Meteorologët kanë thënë për mediat kombëtare se kryeqyteti grek nuk ka përjetuar kushte të tilla moti që nga viti 1968. Turqia është mbuluar gjithashtu nga dëbora teksa autoritetet në Stamboll kanë pezulluar shërbimin ndërurban të autobusave. Gjatë dy javëve të fundit në Turqi, moti i keq ka detyruar autoritetet për të mbyllur shkollat në rajonin verior dhe atë të lindjes, rajone që janë prekur edhe më shumë nga kushtet e vështira atmosferike./Lexo.al
g.kosovari