Nga Mitro Çela
Nga fillimi i shkurtit dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza.
U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi…
…Mbi ballë ndjeva një dorë. Hapa sytë…Ishte Koço Devole!
-Paske ethe, mor bir?
-Po! Ti ke përvojë. Çfarë të bëj?
-Po ndoqe përvojën time, të pret parajsa!
-Po erdha unë, i vjen radha Filipit!
-Mos ki merak. Tani që u bë edhe drejtor i Portokallisë, ka kush të zëvendëson.
-Por i duhem Denisës?! Dori do mbetet jetim. Devisit do t’i bjerë vilani…Anitës,
Matildës,Alketës, Ivës- kush do tua zgjidhi hallet? Palomës do i mungojne numrat e telefonit. Kolit kush do ja rregulloi gruan në punë? Alisa, Foni, Antela- duan ndonjë këshillë.
-Do mbetet pa u botuar libri që kam nisur të shkruaj: “Koço Devole”.
-Mos e bëj qejfin qeder! Në tokë je i harruar pa mbushur gjashtë muaj? Ja zotrote: ke shkuar të ndezësh ndonjë qiri tek varri im?!
-Ka çupa në parajsë?
-Parajsën për femra e ke parajsë. Lakuriq. Zogun e mbulojnë me gjethe pjergulle. Burrat mbulojnë hallater me peshqir. Modë e re në parajsë. Dikush e solli. Kishte vdekur me peshqir shaleve, në një lokal seksi në Gjermani.
-U pëlqye si modë. “Vulën “e vuri Shën Pjetri.
-Çupat të vinë vërdall. Por nuk ka seks!
-Poshtë parajsa! Për çupa, Tirana është parajsë e shkuar parjsës. Ti më ke mësuar: Nuk ka lumturi pa seks! Nuk vi me ty?!
-Avash. Avash. Ka arsye qiellore! Po u nakatos zogu me birbilin, ënjtet barku. Do lindin miliarda fëmijë. Ku do mbytet parajsa me kalamanë nëpër këmbë?!
-Dhe Zoti vendosi: Në parajsë seksi është herezi?!
-Koço! Filipi ka një merak. Mos ke lënë ndonjë fëmijë rrugëve të Tiranës? Duam ti ndihmojmë: të mos rriten si jetimë?
-Mitro Xhani! Thuaj Filipit të mos e bëjë qejfin qeder! Në rini i kisha frenat top…
Pastaj doli perservativi…
…U hap drita. Hyri Ezmerka!… U prish ëndërra.
Mitro humori yt eshte fantastik