23 drejtues automjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë javës së fundit. 15 prej tyre u kapën duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur, 4 shtetas nuk posedonin një leje drejtimi, 1 prej tyre e kishte të falsifikuar lejen e drejtimit, ndërsa 3 shtetas shkelën rregullat e qarkullimit rrugor duke shkaktuar aksidente.
Shpejtësia e lartë vijon të mbetet një problem shqetësues nëpër rrugët e kryeqytetit. Në 7 ditët e fundit policia ka gjobitur 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë tej normave të lejuara.
Po ashtu mbi 5000 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme, mes të cilëve 503 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 për mungesë të rripit të sigurimit gjatë lëvizjes, 290 drejtues për parakalime të gabuara dhe 41 shoferë nën efektin e alkoolit.
Në total janë pezulluar 129 leje drejtimi. Me mase administrative janë ndëshkuar edhe 124 shoferë që kishin penguar lëvizjen përmes parkimeve mbi trotuar, mbi vija të bardha apo parkime paralele.
/a.r