Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka zbuluar komunikimin me Lulzim Bashën pas 25 prillit. Ai tha se 4 ditë pas zgjedhjeve i ka thënë se burrat tregohen edhe kur ikin.
“Absolutisht! Kemi diskutuar një herë 4 ditë pas zgjedhjeve i kam thënë idetë e mia që nuk i pëlqyen. Idetë e mia ishin të thjeshta. Ka ardhur dita siç burrat tregohen kur rrinë, burrat tregohen edhe kur ikin. Çdo njeri bën ciklin e vet politik, e tillë është politika me ulje, me ngritje. Ka momente që duhet të rrish, ka momente që duhet të largohesh. Fatkeqësisht ose nuk jam i zoti unë t’i shpjegoj gjërat mirë, nuk është se më dëgjojnë shumë, por realiteti është që po ndodh kjo që po ndodh”, tha Shehi për Ora News.