Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas padisë së dorëzuar kundër KLP, thotë se drejtësia tani është “në provë” për të treguar “a do te jete SPAK per pushtetin dhe bandat apo per qytetaret”.
“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
“Pyetja që e bën sot çdo shqipëtar është:
👉A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?
👉A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?
👉Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?
Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë, nëse sistemi i ri drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve”, thekson Bardhi.