I ftohti polar ka mbërthyer Shqipërinë, ndërsa ngricat dhe dëbora ka shkaktuar probleme në disa akse të caktuara.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna që po bëhet me rrugët pasi vendi është përfshirë nga i ftohti i acartë dhe një pjesë e tij është mbulluar nga dëbora.
Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook tregon punën në rrugët me dëborë ku po kryhet pastrimi i tyre dhe shpërndarja e kripës.
“MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan Rama.
g.kosovari