Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i një prifti në Greqi i cili akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare, ndërsa ka rrëfyer tek autoritetet të gjithë makthin e përjetuar.
Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 16 -vjeçare që u abuzua seksualisht.
Mediat greke kane publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur.
Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhunua nga prifti dy vite më parë kur ishte 15 vjeç.
“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke.
Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.
“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.
Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjien Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.
Ai ka 3 fëmijë, madje vajza e madhe e tij është pothuaj në të njëjtën moshë me viktimën.
37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.
Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje. /m.j