Deputetja Grida Duma ka qenë ditën e sotme në një takim me Lëvizjen Demokratike të Gruas në Berat ku ka folur mbi sfidat që mbart aktualisht situata që po kalojnë.
Ndërsa ndër të tjera, ka theksuar se nuk duheshin parë interesa personale të kreut të PD, Lulzim Bashës apo të ish kryeministrit Sali Berisha por që duhej parë interesi i përbashkët i demokratëve. Ajo tha se skenarët e dhunës së 8 janarit ishin diçka që e priste.
Por shtoi se nuk do donte të jetonte në një kohë ku duhet të fliste për këtë situatë të krijuar nga ish kryeminstri Sali Berisha dhe ku t’i bënte thirrje këtij të fundit që të arsyetonte.
Deputetja e PD, Grida Duma: Ka ardhur koha të jemi të arsyeshëm dhe të kuptojmë se ne dalim të fituar vetëm nëse PD forcohet. Pra patjetër që ka emocione negative që vijnë nga humbja që vijnë nga keqmenaxhimi i plot të vërtetave të brendshme. Ka ardhur momenti që këto të vërteta të thuhen dhe që PD të forcohet. Ky është momenti për të thënë se përtej emrave individual, përtej Berishës apo Bashës, duam të PD të jetë forcë fituese.
A prisnit që të përshkallëzonte situata në dhunë siç ndodhi në datën 8 janar para selisë së PD?
Grida Duma: Nuk doja që të ndodhte por e kam thënë edhe më parë, e prisja që të ndodhte. Duke parë edhe situatën. Njoh se çfarë do thotë kur mbaron logjika dhe hyjmë në moment të tjera. Nuk do doja që të isha një ditë në publik dhe të flisja për një zvarritje të bërë për interesa personale të Sali Berishës.
Nuk do doja kurrë të kisha jetuar në një kohë ku flisja dhe të kërkoja të më vinte në arsyetim Sali Berisha. Por e di se kur Berisha e merr motorrin emocional të tij vepron kështu në këtë mënyrë.
Kam qenë aty gjatë asaj dhune. Ishim brenda një godine ku nga të katër anët dëgjonim sharje dhe goditje pa fund. Ne shkuam atje për të treeguar se nuk e lëshonim godinën në ditë të vështira./m.j