5 ditët e ardhshme nëse keni ndërmend të shkoni në ndonjë udhëtim në ndonjë vend me borë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku do të duhet ta rimendoni.
Në një apel qytetarëve Balluku thotë se temperaturat do të jenë ekstreme.
“Tregohuni të kujdesshëm, ecni me ngadalë me pajisjet e duhura, vendosni rripin e sigurisë. Ne do t’ju garantojmë të gjitha rrugët e hapura.
Nuk është rasti për të udhëtuar në 5 ditët e ardhshme. Do të ketë temperatura shumë të ulëta dhe do të shkaktojnë probleme.
Ne do t’ia dalim në këtë sfidë më motin por sigurisht që do të na duhet ndihma juaj. Të jemi të kujdesshëm në rrugë dhe të kursejmë energjinë elektrike”, apelon ministrja.
/b.h