Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK me kunatin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi. Ky i fundit e kishte paditur Veliajn rreth një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.
Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës, i cili nuk arriti të provonte dot në SPAK se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.
Ky vendim i Gjykatës së Posaçme SPAK, e cila hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë./m.j