Arjola dhe Iliri janë zgjuar mëngjesin e sotëm duke diskutuar në lidhje me një “debat” që patën mbrëmë. Teksa balerini dhe Monika po luanin basketboll, u duk se aktorja po mbante anën e shoqes.
E në ato momente, Iliri i drejtohet Arjolës duke i thënë se është “tendencioze kundrejt tij në drejtim të Monikës”. Ajo i kthehet duke i thënë se donte “Ilirin e vet, jo atë zevzek”.
E pikërisht lidhur me këtë kanë biseduar mëngjesin e sotëm, ku balerini shprehet se “a mund të jetë xheloz për motrën”.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Nuk i them me tendencë, nuk ka pse të të ngelë hatri, kurrë
Arbëri: Ka të drejtë Arjola këtu
Iliri: A mund të jem xheloze për motrën time? Se që nga vendi i parë, shkova tek i dyti
Arjola: Nuk ke qenë kurrë në vend të dytë
Iliri: Jo për çështje loje. Por t’i gjithmonë emrin e parë ke Monikën
Arjola: Po se mendoj se Monika është më e rrezikuar se ti. Ti ke dalë 100 herë i preferuar, kur doli Monika?
Iliri: Kurrë mos daltë. Mund të kem të drejtë të jem xheloz
Arjola: Nuk je në vend të dytë
Iliri: Kur të kam përqafuar në fillim të rrugëtimit në BB VIP të kam thënë më mua deri në fund
Arjola: Edhe unë të kam thënë dhe ashtu është. Sa xheloz që është
Iliri: Po kam të drejtë të jem. Me zor po pres 31 janarin që të jem prapë në vend të parë, e unë marr prapë te Arjola atë rëndësinë që kam pas
Arjola: Unë e ti kemi qenë njësoj, pa luhatje, marrëdhënia ka ardhur në ngritje. Me Monikën ka ndodhur shumë më vonë./m.j