Statuja me ngjyrë të artë e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun, 37 metra e lartë, u rrëzua vetëm disa ditë pasi u ngrit, transmetoi të hënën British Broadcasting Corporation (BBC).
Banorët e qytetit Zhushigang në Provincën Henan thonë se skulptura nuk ishte e ligjshme, e ndaj duhej që të prishej. Statuja e madhe e ndërtuar në provincën e varfër ka kushtuar rreth tre milionë juan (rreth 420,000 euro) dhe tërhoqi vëmendje të madhe publike.
Ngritja e statujës së madhe në nder të Mao Ce Dunit është paguar nga biznesmenët vendas, por në publik ajo u kritikua si për shpenzimin e burimeve, por dhe për shkak të vendin e gabuar.
Në vitet ’50 në Provincën Henan ra një zi e madhe buke si rezultat i politikës së udhëheqjes kineze kryesuar nga Mao. Miliona njerëz kanë vdekur nga uria pasi që autoritetet filluan një fushatë të quajtur “Hapi i madh para “.
Megjithë përgjegjësinë për vdekjen e miliona njerëzve, Mao Ce Dun në Kinë vazhdojnë që ta nderojnë shumë, e ndër të tjera, Presidenti Xi Jinping tha se ai ishte një “personalitet i madh”, sqaron BBC.