“Sa i përket emrave, ne jemi shumë më të pasur me vlera njerëzore se opozita, me njerëz që meritojnë të zgjidhen edhe në nivele të larta në nivel vendor apo qendror.
Unë gjykoj që ndër vite, PS ka qenë gjithmonë më e pasur me figura intelektuale, krahasuar me palën tjetër, e cila në sjelljen e saj ka qenë shpesh e vrazhdë, deri edhe kriminale. Duke pasur parasysh ngjarje si vitit 1997, 21 janari, kuptohet që një intelektual apo një i paanshëm i qëndron larg”.
Kështu u shpreh deputeti i PS, Petro Koçi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, teksa foli për alternativat që mund të ofrojë mazhoranca si kandidatë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Ai shkoi edhe më tej, duke folur për krizën e opozitës, teksa “Trekëndëshi i 21 janarit”, siç e quajti ai, është duke i hapur “petët lakrorit”.
“Sot, trekëndëshi më i kompromentuar është ai i “21 janarit”, Meta-Berisha-Basha. Po flasim për një katarsis në PD. Të dyja palët janë duke i nxjerrë petët lakrorit. Mendoj se ky është një proces pozitiv për vlerësimin e opinionit publik, por qe tregon se dimensionet e lidershipit në PD janë tejet të kompromentuara, natyrisht me Metën brenda, skenari bëhet edhe më i kompromentuar”, u shpreh Petro Koçi./m.j