Epo ka shpirt edhe ai. Ndodhi në minutën e 37′. Juan Andrés Esquivel kërkoi që loja të ndërpritej sepse ndihej i lodhur. Gjithçka është e vërtetë dhe kërkesa e tij speciale është dëgjuar: “Prisni të rikuperojë fuqitë ore bastardë, ka pasur tre kundërsulme”, ishte fjala e arbitrit.
Episod i çuditshëm u fiksua në Meksikë. Në divizionin e dytë të futbollit meksikan mes Correcaminos-Mineros de Zacatecas, arbitri i ndeshjes u bë protagonisti i madh.
Ndeshja ishte shumë intensive dhe arbitrit iu desh pak kohë për të marrë frymë.
Lojtarët filluan të qeshin dhe pritën arbitrin për disa sekonda dhe më pas loja rifilloi rregullisht.
Videoja e gjyqtarit Juan Andrés Esquivel, është bërë virale në internet.
/a.r
— Momentos sublimes del fútbol mexicano (@MomentosFutbolM) January 19, 2022