Lulzim Basha sot ishte i prerë me të gjithë mbështetësit e Sali Berishës.
Ai tha se për ata që duan të përçajnë PD-në ka vetëm një rrugë, ose të ndalen ose do të nxirren jashtë, duke nënkuptuar qartë, përjashtimin sikur e bëri pak ditë më parë duke filluar nga Sali Berisha dhe pjesa tjetër.
“Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre.
Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje.
Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja
. Shumica tjetër e diferencuar, edhe në 8 janar, edhe në oborr ishin diferencuar, ata kanë akoma mundësi t’i thërrasin mendjes dhe arsyes” tha ai.
/a.r