Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë organizuar një shfaqje.
Kjo shfaqje është moderuar nga prezantuesja e njohur Egzona dhe ka përfshirë performanca të ndryshme, si kërcime nga Iliri, Tani, Einxhel, Beniada dhe Arbri, këngë nga Beatrix, apo sketch-e aktrimesh nga Arjola dhe Monika, duke krijuar një situatë mjaft të këndshme brenda shtëpisë.
Ndërkohë, një nga detyrat e banorëve ishte të votonin për çmime të ndryshme midis tyre, rezultatet e të cilave i lexoi Egzona nën atmosferën dhe harmoninë e shfaqjës.
Fillimisht, një nga çmimet që u dha ishte për banorin më të padëshiruar midis konkurrentëve.
Këtë çmim e “fitoi” pikërisht Donald Veshaj, si më pak i pëlqyeri në shtëpi.
Ndërkohë, banorja më e pafajshme u konsiderua vetë Egzona, kurse më puntorja ishte Beniada.
Nga ana tjetër, çmimin për banoren më sexy të shtëpisë e rrëmbeu Arjola.
Së fundmi, çmimi për banorin më inteligjent iu dha Einxhel, pa e ditur që kjo gjë do të trazonte disi ujërat në shtëpi, pasi ajo do të kishte të drejtën për të çuar një banor në nominim. Vendimi i saj ishte Monika Lubonja.
Kjo e fundit e ka diskutuar e pakënaqur këtë nominim surprizë me Donaldin dhe Beatrix, ku Donaldi tha se i quan “furça”.
/b.h