Futja e Fjoralba Ponarit në Big Brother Vip për t’i bërë surprizë mikes së saj, Einxhel Shkirës ka shkaktuar sherr mes moderatores dhe koleges së saj, Arbana Osmani.
Fjoralba Ponari shkoi në shtëpinë e famshme së bashku, Argjira Spancën për takuar shoqen e tyre, e cila konkurron për çmimin 100 mijë euro.
Por takimi i tre mikeshave të ngushta gjatë spektaklit shkaktoi zemërim tek drejtuesja e këtij emisioni, Arbana Osmani, pasi akuzoi Fjoralba Ponari se po informonte me kode miken e saj, se si po dukej lidhja me Dj Dagz jashtë dhe që të mos ç’fokusohej nga objektivi se përse kishte hyrë në Big Brother VIP.
Në këtë moment, ndërhyri Arbana Osmani e cila ndërpreu takimin e vajzave, duke thënë: “Jo, Fjoralba, Argjira, takimi juaj përfundon këtu”.
Por duket se sherri mes tyre ka agravuar pas kamerave dhe moderatoret janë përballur e përplasur mes tyre për atë çfarë ndodhi gjatë takimit.
Mësohet se debati ka ndodhur në ambientet e televizionit ku ato punojnë. Arbana Osmani raportohet se ka akuzuar Fjoralba Ponarin se i ka dhënë informacione Einxhel Shkirës, duke e nxjerrë si lojtare të dobët, dhe ka ndikuar në lojën e saj.
“Nëse do ti thosha që s’më pëlqen Dagz, kjo do të ndikonte në lojë”, mësohet se i ka thënë Fjoralba Ponari koleges së saj gjatë debatit aspak të qetë.
Ndërsa iu është drejtuar Arbana Osmanit duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale, teksa shtoi se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”, raporton Kryefjala.
Të dy prezantueset kanë “mbrojtur” argumentet e tyre dhe nuk kanë lëshuar ‘pe’ ndaj njëra-tjetrës, duke mos e mbyllur debatin në paqe.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së premtes (14 janar) kur Elgit Doda, i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt dhe kjo gjë acaroi Arbana Osmanin. Më pas vijoi me Fjoralba Ponarin, e cila nisi t’i japë këshilla mikes së saj, Einxhel Shkirës.
Nisur nga fakti që personazhet që takojnë banorët e BBV, s’duhet të japin informacione se ç’farë ndodh jashtë, moderatorja programit vendosi të mos lejonte Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën të takonin, Dj Dagz, i cili është edhe mik me këtë të fundit.
“T’i jap një këshillë të lutem? Jam shqetësuar shumë nga live i fundit, me qëndrimin e Einxhel dhe aty kuptuam që situata ishte deri diku urgjente e duhej një ndërhyrje e jona me ndihmën e produksionit.
Jam mërzitur shumë që e ke marrë si cenim të krenarisë vendimin e live të fundit ndërkohë që s’ke pse ta marrësh ashtu kur duhet ta marrësh si një shans të dytë.
Ti e di që konkurrentët që kanë dalë kanë qenë të shumtë, do jepnin gjithçka të ishin në vendin tënd.
Të bëhesh më e fortë të bëheh zëri i të gjithë atyre vajzave, ti je gocë e fortë e guximshme që ke synimet e qarta ti e di shumë mirë që natyrat luftarake luftohen nga masa deri kur përqafohen përfundimisht.
Ata oponentët e tu që janë aty brenda, ata të vërtetët se ti e di që me gishtat e një dore numërohen me të njëjtët karakteristikat si të tuat, glorifikohen.
Po të them atë që të kam thënë para se të hysh. Lufta jote është pak më e vështirë, itinerari është me pak më shumë gunga por destinacionin e meriton po aq sa ata”, i tha Fjoralba Ponari Einxhelit nder te tjera.
g.kosovari