Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë në një lidhje direkte për RTK-në se pamjet e protestës së 9 janarit, do të shihen më shpesh në Kosovë
Ai ka theksuar se opozita i ka ftuar qytetarët në protesta, por që të jenë të qetë, mirëpo sipas tij, qytetarët tashmë janë zhgënjyer dhe nuk po dëgjojnë më thirrjet për protesta paqësore.
“Pushteti nuk po punon për interesat e qytetarëve, por po punon për hir të vetvetes. Ata u kanë kthyer institucionet e pavarura në shërbim të elitave politike. Në Kosovë ndodh që mos me pas siguri brenda institucioneve të sigurisë, për shembull në polici ku vjedhin provat”, ka shtuar Konjufca.