Mutacioni Omicron vazhdon të shkaktojë infeksione rekord në radhët e stafit mjekësor në Paris. Të dhënat tregojnë se Franca është një nga vendet e kontinentit të vjetër më i goditur nga pandemia. Për të dytën ditë radhazi janë regjistruar pothuajse gjysmë milioni raste.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 436.000 raste të reja, ndërsa dje, të martën, autoriteti kompetent njoftoi 464.769 të infektuar.
Mesatarja e infeksioneve ditore për shtatë ditët e fundit është një rekord i ri, duke kaluar 320,000, duke thyer barrierën prej 300,000 të martën.
g.kosovari