Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur aludimeve se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë krisur dhe se diplomatët amerikanë refuzojnë ta takojnë kur vijnë në Shqipëri.
Përmes një interviste të dhënë për Opinion, Meta u shpreh se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se ai është politikani që nuk i ka gënjyer kurrë amerikanët.
“Unë argëtohem me këto histori. Se nuk dua të përcaktoj dhe rangun e zyrtarëve, unë e di shumë mirë numrin e zëvëndës sekretarëve të shtetit
Këto janë banalizime të politikës shqiptare. Ka një qendër këtu që shpërndan lajme të tilla, erdhi ky s’takoi Metën. Nuk kanë si të kenë gjë, se nëse ka një politikan në Shqipëri që nuk i ka gënjyer kurrë SHBA-të është ilir Meta, nëse është një politikan që i ka thënë kjo është po dhe kjo është jo është Ilir Meta, dhe e ka argumentuar se cilat janë pasojat kur ka thënë jo dhe pse ka thënë.
Ilir Meta ka pasur gjithmonë të drejtë, më falni për modestinë, por Ilir Meta mendohet shumë kur flet me një përfaqësues të një vendi partner”, tha Meta.
g.kosovari