Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do të jetë këhstu Avokati i ri i shtetit.
Kujtojmë se Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike.
Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.
Vendimi i plotë:
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
/b.h
Me avakaturen e shtetit duhet te jete jurist nga me te miret ne vend ,qe mos te humbasin cdo arbitrazh nderkombetar