Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së. Sipas Çuçit policia është maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve.
‘Operacioni ndërkombëtar i Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së, është një tjetër dëshmi e modelit të shkëlqyer të punës së skuadrave të përbashkëta hetimore me vendet e Bashkimit Europian. Jemi maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve. Shqipëria mbron të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, por kurrsesi nuk do të bëhet urë kalimi për grupet që iu rrezikojnë jetën dhe shfrytëzojnë dramën e atyre njerëzve për qëllime fitimi. Vlerësim për punën e Policisë së Shtetit, SPAK, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve tanë për finalizimin me sukses të këtij operacioni.’- shkruan Çuçi.
g.kosovari