Rusia do të shqyrtojë detajet teknike për furnizim me armë dhe me sistemin e mbrojtjes kundërajrore S300 për Serbinë, ka thënë Dmitrij Rogozin në Beograd, njofton B92. “Do t’ia sigurojmë përkrahjen e drejtpërdrejt aleatit në Ballkan. Shumë shpejt do t’i shqyrtojmë lutjet e juaja”, ka thënë zëvendëskryeministri i Rusisë pas takimit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net. Rogozin ka vlerësuar se pjesëmarrja në NATO nuk mundëson sigurinë shtesë dhe ka nënvizuar se sikur Serbia në vitin 1999 të kishte pasur sistemim mbrojtës S300, nuk do të kishte pasur shkatërrim ndërtesash në Beograd e nëpër Serbi.