Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me palën italiane lidhur me operacionin e gjerë dhe trepalësh Shqipëri-Itali-Greqi ku u goditën 4 grupe kriminale për trafikim të klandestinëve.
Seksioni i anti-Mafias në Prokurorinë e Leçes bëri me dije: “Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshme krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore. Janë përfshirë edhe forcat e policisë. Përmes tyre është bërë e mundur edhe përfshirja e agjencisë për shkëmbimin e informacionit që ka bashkëpunuar me zyrat e drejtorisë sonë.
Hetimet e kryera kanë bërë të mundura ekzekutimin e 22 vendimeve penale. Janë kryer edhe kontrolle në lidhje me disa agjenci shërbimi në Itali, janë denoncuar 52 persona që janë akuzuar për krimet që kemi paraqitur në slajd. Duke rënduar situatën e tyre sepse këto krime kanë karakter transnacional. Hetimet kanë bërë të mundur që të ndërtohen 30 flukse migratore të paligjshme. Pikat e takimit nga Turqia, përmes Shqipërisë, arrihej në bregdetin italian. Udhëtimet niseshin nga Greqia ose nga Shqipëria”.
Në deklaratë po ashtu thuhet se nga operacioni i përbashkët janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 klandestinëve.
Ndër të tjera anti-Mafia në Prokurorinë e Leçes tregoi se si bashkëpunonim mes tyre grupet kriminale në Turqi, Shqipëri dhe Itali.
“Hetimet filluan nga një zbarkim i ndodhur më 23 prill. Thellimi i hetimeve na bëri që të thellojmë akoma më shumë hetimet mbi këtë rast. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale që i merrte personat nga Turqia dhe i transportonte drejt vendeve të Evropës. Celula e parë vepronte në Turqi dhe mundësonte mjetet e lundrimit për transportin e emigrantëve. Kishin kontakte me një grup kriminal në Shqipëri, dhe dy grupe që vepronin në Itali. Dy grupet kriminale në Itali kishin për detyrë që t’i prisnin këta emigrantë dhe të mundësonin ikjen e tyre në vendet e tjera të Evropës. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë”, u bë me dije në deklaratë.
g.kosovari