Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb. Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea.
Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes. Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serbë. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç. Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai, , transmeton Republika.info.