Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm në Vlorë gjatë të cilit ka ndaluar 5 persona.
Të arrestuarit janë me precedentë penalë ndërsa ka edhe të akuzuar për trafik klandestinësh.
Aksioni i gjerë është zhvilluar për llogari të krimeve të rënda, ndërsa të ndaluarit janë nisur drejt Tiranës.
Pesë persona të cilët dyshohen për trafik klandestinësh janë Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.
Blutë e qytetit bregdetar e zhvilluan operacionin në orët e para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personave të rrezikshëm dhe me precedent penal.
g.kosovari