Situata e tensionuar në selinë blu është zhvendosur në studion e “Log.” Mbrëmjen e kësaj të marte. Dy deputetët Edmond Spaho, i cili është përjashtua nga grupi parlamentar u përplas me Dashnor Sulën.
Dualizmi i pranuar nga Lulzim Basha me Sali Berishën ka sjellë kundërshtinë e Spahos, i cili e quajti si viktimizim. Spaho tha gjithashtu se Basha fillimisht i ka thënë që nuk do t’i djegin mandatet, ndërsa Sula deklaroi se në atë kohë të gjithë kanë qenë të eksituar për ta marrë këtë vendim.
Pjesë nga debati:
Edmond Spaho: Lulzim Basha viktimizohet me dualizëm. Sali Berisha vërtet ka autoritet në PD por nuk është mbivendosur asnjë ditë. Vendimi më i rëndësishëm që ka marrë PD ka qenë djegia e mandateve
Dashnor Sula: Mondi do dorëzoj mandatin nesër
Endri Xhafo: Mos bëj deklarata të tilla se regjistrohet
Dashnor Sula: Po është kjo që thotë zoti Spaho
Edmond Spaho: Lulzim Basha ka deklaruar nuk i djeg mandatet në rrethin e ngushtë.
Dashnor Sula: Ishin të gjithë të eksituar për t’i djegur mandatet
Edmond Spaho: Jo nuk kam qenë.
Dashnor Sula: Kryetari edhe mund të çmendet…
Edmond Spaho: Unë e kam marrë përgjegjësinë time. Kam biseduar me kryetarin dhe më ka thënë që nuk i djeg mandatet dhe në fakt i dogji
Dashnor Sula: Pastaj u mblodhët të gjithë dhe do i djegim thatë.
Edmond Spaho: Berisha i ka thënë në 2017 jep dorëheqjen. Kam pranuar përgjegjësitë e mia publikisht si nënkryetar. Në ekipin e ri që krijoi Basha nuk i kam pranuar asnjë post
Dashnor Sula: Po të ishe nënkryetar partie sot do ishim në kushte të tjera./m.j