Edhe aleatet e PD nuk jane te bindur se Lulzim Basha mund te sjelle opoziten ne pushtet, pasi eshte provuar ne te gjitha rastet ne 8 vite dhe asnjehere s’ka fituar!
Në një intervistë për Ora News, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë.
Ai tha se kjo është një periudhë e vështirë, sepse në historinë tonë 30-vjeçare, një parti dhe një person rri më tepër në pushtet se sa 2 mandate.
Ai theksoi se shpreson që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh.
Shehi: Po të kenë pak më shumë sens komunikimi Basha dhe Berisha mund ta kalojnë këtë pjesë. Në fakt e kanë çuar gjuhën kaq larg sa e kanë të zorshme për tu marrë vesh. Kjo është një periudhë e vështirë, sepse në historinë tonë 30-vjeçare, një parti dhe një person rri më tepër në pushtet se sa 2 mandate.
Nuk jemi mësuar me këtë punë ne, pasi ishim mësuar me rrotacion. Rama është një njeri në mandatin e tretë, me disa vota të vjedhura, me disa të fituara e sajuara, ndërsa nga krahu tjetër kemi një hallakatje prej 5-6 muajsh që dominon politikën. Në fakt duhet të ishte diskutuar se ku po e çon Rama vendin.
Një person që mund të mund Ramën mund të dalë nga PD ose nga një parti tjetër, sepse PD-ja nuk është kisha e politikës. Brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për t’iu përballur Ramës. Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Unë them që duhet gjetur një rrugë bashkëpunimi.
Shehi shtoi se protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri.
Shehi: Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës.
Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën./m.j