Nëna e 16-vjeçares Elisa Tozaj e cila është larguar per here te dyte nga banesa e saj në Vlorë kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës. Ajo shprehet se vajza është larguar me një djalë me të cilin është në një lidhje por ata nuk kanë qenë dakord për shkak të moshës.
Entela Tozaj në një lagje tre persona i kanë thënë se e kanë parë vajzën ndërsa shumë të tjerë refuzojnë të japin informacion.
“Në lidhje me largimin e vajzës, policia nuk na ka thënë gjë. Na ka thënë vetëm që jemi në kërkim. Thjesht ka thënë që jemi në terren po e kërkojmë. Vajza është lidhur me një djalë që ne nuk e pranuam dhe për këtë arsye është larguar. Djali ka deklaruar se nuk kam lidhje me vajzën. Nuk kam folur. Ai është personi i fundit që ka folur me vajzën me mesazhe. Kam bindje që djalin e fsheh vajzën.
Vajza është me djalin. Kemi pasur një debat sepse nuk kemi qenë dakord sepse vajza është e vogël. Është në një moshë që duhet të bëjë shkollën. E kemi kërkuar. Në një lagje kemi marrë informacion nga tre persona që vajza është parë në atë lagje. Ka shumë njerëz të tjerë që kur shikojnë foton e vajzës ngurojnë të thonë diçka. Apeli im është që vajza të kthehet në shtëpi”, thotë ajo.
Nga ana tjetër djali që akuzohet nga familja e 16-vjeçares ka qenë sot në polici ku ka dhënë deklarimet e tij. Ai ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj pasi nuk kanë pasur komunikim. Familja Tozaj, nga Selenica jetojnë prej 6 muajsh në Vlorë në një shtëpi të marrë me qira. /m.j