Një sherr banal ka përfunduar me një të plagosur në Durrës. Raportohet se dy të rinj në gjendje të dehur janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.
Një prej të përfshirëve në këtë sherr ka marrë një plagë me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht sipas policisë të dy personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit dhe është plagosur një person e autori është vene ne pranga nga policia.
Ndërkohe ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat./m.j