Ish-ministri dhe ish deputeti socialisto-demokrat Kastriot Islami, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, komentoi vizitën e Presidentit të Turqisë, Erdogan, në vendin tonë.
“Dje, në Shqipëri ka qenë edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, për një nga prioritetet tona, që është hapja e negociatave.
Ministria jonë e Jashtme duhet të koordinonte vizitat, pavarësisht se Presidenti Erdogan ndoshta ka pasur agjendën e tij. Vizita e tij nuk duhet të koincidonte me vizitën e ministres gjermane”, deklaroi Islami.
“Gjithashtu, kjo vizitë nuk duhet të koincidonte me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar”, shtoi Islami.
Pakenaqesi ka shfaqur dhe Presidenti Ilir Meta, i cili dje ka postuar statuse me rastin e pervjetorit te Skenderbeut./m.j
Ve senir kim osurur budala Koqe Hiqlami ?