Blloku i dytë i banesave në Kavajë po bëhet gati për 206 familje të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit 2019. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm teksa ka publikuar disa foto të këtij blloku me banesa.
“Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit ku dhe sot janë akoma të pa-sistemuar nëpër banesa.
g.kosovari