Postet e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike kanë ndryshuar. Nga nënkryetar i Kuvendit, Alibeaj është tashmë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, duke zëvendësuar Alfred Rushajn.
Pikërisht largimi i këtij të fundit u shoqërua me mister dhe shumë pikëpyetje.
I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e këtij të fundit.
“Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.
Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit.
Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj./m.j