Kreu i demokristianëve ka shkruar në rrjetin Facebook sa i përket Reformës në Drejtësi. Në qëndrimin e tij, Nard Ndoka shkruan se mazhoranca po përpiqet të miratojë projektligjin në mënyrë të njëanshme, dhe kjo sipas tij, është një gabim fatal.
Reforma në drejtesi pa konsensus të gjerë nuk do japë zgjidhje afatgjatë, por do kthehet në një betejë politike mes palëve. Tendenca e mazhoranës aktuale per të miratuar projektligjin në Kuvend në mënyre të njëanshme, gabim fatal! Ambasadori Lu, si ‘kumbare’ i procesit duhet të vendosë gishtin tek fajtorët ose të garantojë konsensusin si domosdoshmeri per suksesin. Nuk mund te vendoset drejtesi kur ‘bolja e kandarit’ mbetet në duart e pushtetit!”,shkruan Ndoka në FB.