Pas rikthimit të saj në SHBA, aktivistja e Sali Berishës, Evi Kokalari ndodhet në qendër të një skandali që lidhet me festën që përfaqësuesi i Floridës në kongresin Amerikan, Matt Gaetz ka zhvilluar në qytetin e New Jersey-t.
Sipas kryebashkiakut të New Jersey, Matt Gaetz është një “trap” pasi ka thyer rregullat kundër COVID-19 dhe distancimit social që janë në fuqi në këtë qytet dhe shtetin e New York. Për të denoncuar këtë skandal kryetari i Bashkisë së New Jersey-t ka publikuar dhe një foto ku në të duket edhe Evi Kokalari.
Festa duket se është zhvilluar në fshehtësi dhe publikimi i këtyre fotove duket se do të vendosë në siklet të madh jo vetëm përfaqësuesin e Floridas por edhe republikanët. Festa të tilla ndërkohë që SHBA në shumë shtete ka vendosur rregulla strikte nuk kanë një impakt pozitiv në media dhe aq më pak tek qytetarët.
Evi Kokalari e pranishme në këtë festë dhe e fotografuar pranë kongresmenit Gaetz duket se nuk e ka pasur problem shkeljen e rregullave dhe ligjeve amerikane. Ajo u largua nga lëvizja “Foltorja” e Berishës disa ditë pasi ish-shefi i saj me të cilin ajo do rikthente konservatorët në Shqipëri, dështoi të merrte selinë e PD.
Ndërkohë që kongresmeni i Floridës Gaetz po kalon kohë të këqija pasi po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një minorene. Jo më larg se disa ditë përpara festës ish e dashura e tij ka dëshmuar në prokurori për akuzat e trafikimit seksual dhe marrëdhënieve me minorenë të përfaqësuesit Gaetz.
Nuk është e qartë a do ketë ai mbështetjen e Evi Kokalarit për këtë hall që e ka gjetur, pasi kjo e fundit braktisi Berishën për t’ju gjendur pranë republikanëve në SHBA./ Tema/
/b.h