Një aksident i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kërmishtaj ka rezultuar fatal për një 29-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar me një motor tip “Yamaha”.
Ai është përplasur me një automjet “Audi” duke ndërruar jetë. Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/b.h