Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët e mesditës VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbzioëtrojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës në territorin e Kosovës. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira për zonat jugore POR momente të shkurtra me flokë dëbore do ketë zona verilindore.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e MV. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave dhe ndonjë reshje të papërfillshme dëbore në verilindje dhe lindje të territorit të MV.
g.kosovari