Entela Tozaj, nëna e 16-vjeçares e cila ka humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh në Vlorë, ka deklaruar se ditën që vajza u largua ka shkuar si çdo ditë në shkollë, por nuk u kthye më.
Më pas, ajo shkoi në polici, ku bëri edhe një denoncim.
“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht”, u shpreh ajo.
Nëna tha se e bija ishte lidhur me nje djal, por këtë çështje e kishin zgjidhur.
“Pati një problem se ishte lidhur me një djalë, i kapa SMS-të në telefon, e zgjidhëm atë muhabet. ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza.”
/b.h