Gjatë takimit që kreu i PD, Lulzim Basha po mban në godinën e teatrit ‘Bylis’ me demokratët e Fierit, ka mbajtur fjalën edhe drejtuesi politik në këtë qark.
Agron Kapllanaj gjatë fjalës së tij shprehu haptas mbështetjen e tij për Lulzim Bashën dhe sa i përket demorkatëve që po protestonin jashtë ndërtesës tha se ata ishin të detyruar. Kjo sepse , sipas tij ish kryeministri Berisha mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 ka telefonuar Luan Baçin dhe i ka kërkuar këtij të fundit të mblidhte disa persona që të prisnin Bashën me protesta.
Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj:
Mbrëmë në orën 11 të natës, Berisha e ka marrë ish kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta ishin të turpëruar sepse nuk duan të jenë aty por janë të detyruar.
Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk dueht të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet ndaj të vetmit armik të këtij vendi që është Edi Rama.
/b.h