1929- Lindi prifti baptist amerikan Martin Luther King, një aktivist për të drejtat civile. Ai përdori metodat gandiane të jodhunës dhe mosbindjes civile në luftën për barazinë e popullsisë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Ai u vra më 4 prill 1968 në Memphis, në prag të promovimit të “Fushatës së të varfërve”, të cilën e nisi në fillim të atij viti. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1964.
1906- Lindi pronari grek i anijeve Aristotle Onassis, një nga pronarët e parë të anijeve në botë që filloi ndërtimin e çisternave të naftës, projekt mbi të cilën grumbulloi një pasuri të madhe. Ai njihet gjithashtu për lidhjen e tij të gjatë të dashurisë me këngëtaren e famshme të operës Maria Callas dhe për martesën me Jacqueline Kennedy, e veja e ish-presidentit amerikan John Kennedy, i cili u vra në Dallas në vitin 1963.
1908- Lindi Edward Teller, një fizikan amerikan me origjinë hungareze. Ai punoi në laboratorin atomik në Los Alamos dhe konsiderohet shpikësi i bombës amerikane me hidrogjen.
1919- Vriten pas një kryengritjeje të dështuar në Berlin, liderët e lëvizjes punëtore gjermane, Rosa Luxsembourg dhe Carl Liebknecht.
1973- Kryeministrja izraelite Golda Meir bisedon me Papa Palin VI në Vatikan, i cili tha se mbështet statusin ndërkombëtar të Jeruzalemit. Ishte takimi i parë i një kryeministri të një shteti hebre me kreun e Kishës Katolike Romake.
1999- Në fshatin Raçak të Kosovës gjenden kufomat e 45 shqiptarëve dhe për vrasjen e tyre akuzohen forcat serbe të sigurimit. Ekspertiza e patologëve finlandezë të punësuar nga Bashkimi Evropian dështoi, por kjo ngjarje pati një ndikim vendimtar në vendimin për bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999 nga NATO.
2000- Zheljko Raznatovic Arkan, udhëheqës i njësive paraushtarake në luftërat në ish-Jugosllavi dhe udhëheqës i Partisë së Unitetit Serb, vritet në hotelin “Intercontinental” në Beograd. Raznatoviç u padit përpara Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë.
2001- Vdiq Leo Marks, shefi kriptograf i Forcave Speciale Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili shpëtoi jetën e shumë agjentëve sekretë duke përmirësuar sigurinë e kodeve të luftës.
2011- Vdiq aktorja britanike dhe një nga yjet më të famshëm të viteve 1960, Susannah York. Ajo fitoi famë ndërkombëtare duke luajtur në një sërë filmash klasikë si “Man of All Time” dhe “Horses Kill, Don’t They” (A nuk vriten dhe kuajt kështu). BETA