Kryedemokrati Lulzim Basha, ka vendosur të largojë kreun e grupit parlament të PD, Alfred Rushajn nga ky post, për ta zëvendësuar atë me deputetin Enkelejd Alibeaj.
Vendimi u bë i njohur në mbledhjen e Këshilit Kombëtar të PD, të thirrur nga vetë kryedemokrati
“Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD.” u shpreh Basha në mbledhjen e këshillit kombëtar.
Por pse ky vendim i kryedemokratit?