Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
“BalkanWeb” raporton se forcat e PMNZSH, kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë depërtuar në ambientet e katit të parë dhe të dytë të banesës së Edmond Xhikut.
Flakët po avancojnë në drejtim të banesave përreth, çka është krijuar një situatë shumë e vështirë për zjarrfikësit. Nuk dihen ende detajet e zjarrit të rënë, ndërkohë veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Policia po punon për shkaqet.