Në një intervistë për BFMTV, 63 vjecari pranoi se ai vetë e flet keq anglishten dhe nuk e ka problem një gjë të tillë. Zemmour, i njohur për qëndrimin kundër emigracionit që e cilëson si një luftë, theksoi se nëse presidenti i republikës franceze nuk mbron gjuhën e tij amtare, atëherë kush do e bëjë një gjë të tillë??
Ai shton se në Europë ka dhe gjuhë të tjera, frëngjishtja, gjermanishtja, gjuhë të tjera shumë të mira dhe nuk ka nevojë të flitet më në anglisht. Dhe pse sipas tij Mbretëria e Bashkuar si zakonisht nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjysëm shekulli më parë që të lejonte frëngjishten të ishte gjuha e tregut të përbashkët.