Në aktivitetin për 30-vjetorin e FRESSH-it, kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë që të angazhohen në politikë për të mbushur në mënyrë cilësore kohën mes shkollës apo punës dhe gjumit.
“Ne na ka këtu dhe mua më ka me vete”, theksoi kryeministri teksa nënvizoi se apeli dhe mesazhi i tij ishte për “ata këtu që nuk duan që fjalimi im të mbarojë”.
“Këtu ka nga ata që mezi presin të shkojnë të hanë, ka nga ata që duan që fjalimi im të mos mbarojë se janë të tërhequer nga kjo punë jo nga fjalimi im. Atyre u them besoni e punoni për ëndrrën tuaj se ju mund ta rivendosni në perspektivën e gjeneratës suaj këtë mision të përbashkët për ta rivënë politikën si urë mes nesh e jush në përballjen me sfidat e shumta për të ndërtuar një qytetari aktive të kësaj kohe përmes një force të pamohueshme e pa anshkalueshme që është politika.
Duke besuar tek bërthamat tuaja politike në cdo komunitet me një mozaik angazhimesh shoqërore politike kulturore mjedisore.
Në fjalimin përmbyllës nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama, i cili tha se politika është edhe për “të të bërë çift”.
“Duke uruar që nëse disa kanë ardhur vetëm nga kjo ditë uroj të jenë çift. Dua pse jo, edhe këtë e bën politika, se nuk je në shtëpi duke bërë chat me një profil fallco që është aty si alamet pjeshke e pastaj të del kungull.
Por je ballë përballë e shikon në sy edhe pjeshkën edhe kungullin. Besojeni këtë që ju them. Politika është shumë e bukur për ta kaluar jetën pa u prezantuar me të”.
g.kosovari