Shkenca ka përparuar kaq shumë, sa tashmë pretendon se në bazë të muajit të lindjes, mund të parashikojë me saktësi jetën e mëvonshme të një njeriu. Duke filluar nga pamja e jashtme, gjendja fizike e deri te shëndeti mendor. Me fjalë të tjera, shkenca vjen për të konfirmuar parathëniet e astrologjisë. Pas një mori shqyrtimesh të kryera në Universitetin e Bristolit, (Britani), dhe në atë të Vjenës, (Austri), u gjet se muaji i lindjes përbën faktor themelor në përcaktimin e jetëgjatësisë së femrave mbi 30 vjeç. Në veçanti, gratë e lindura në mes të majit dhe dhjetorit janë të prirura të jetojnë 3 vjet më shumë se ato që kanë lindur në gusht.
Gratë që kishin lindur në muajin maj (399 raste), jetuan 3.61 + – 0.93 vjet më shumë në krahasim me ato që kishin lindur në gusht. Pothuajse e njëjta epërsi u vërejt edhe për të lindurit e dhjetorit, jetuan 3.21 + – 0.94 vjet më tepër se të tjerët që kishin lindur në gusht.