Në të njëjtën kohë me Shqipërinë, Gjermania ka futur edhe Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin fqinj njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.
Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.