Covid 19 dhe variantet Delta dhe Omicron, që qarkullojnë në vendin tonë, përbëjnë shqetësim ndër të tjera për gratë shtatzëna, të cilat kërkojnë mbarëvajtjen e fetuesit dhe shëndetit të tyre.
“Ka një numër të madh grash shtatzëna, që rezultojnë të prekura nga Omicroni. Por pasojat te ato dhe te fetusi janë të papërfillshme. Është më shumë si një grip i stinës. Shfaqet me temperaturë 38 gradë e rrallë 39, dhimbje koke e fyti. Edhe gratë vetë janë më të qeta psikologjikisht. Ne rekomandojmë marrjen e paracetamolëve, deri 4 në ditë, nuk përbëjnë problem, di dhe hollues gjaku të zakonshëm, aspirinë, takipirinë etj. Rekomandojmë multivitaminat, që ato i marrin normalisht, si dhe lëngjet e çajrat, e vitaminën C.
Përsa i përket vaksinimit, nuk ka asnjë protokoll në botë, që të detyrojë gratë shtatzënat të vaksinohen, por praktika e deritanishme ka treguar, se në pjesën më të madhe gratë e vaksinuara e kalojnë më lehtë Covidin, për veten dhe fëmijën, në krahasim me ato që nuk janë vaksinuar”, u shpreh Enriketa Kroi, Obstetër-Gjinekologe.
/b.h