Janari ka shtuar fluksin e vizitave të qytetarëve të grupmoshave të ndryshme tek mjeku i familjes në kryeqytet. Një situatë e tillë ndeshet edhe në Qendrën Shëndetësore nr. 8
Blerta Berberi: Gjatë këtyre ditëve kemi pasur një fluks të shtuar të pacientëve dhe kjo për shkak të përhapjes së madhe që ka varianti Omicron dhe Delta, por edhe për shkak të gripit stinor.
Sipas mjekes, pacientët që dyshohen për Covid-19 testohen dhe shumica e tyre rezultojnë pozitivë. Problematike mbeten infektimet tek fëmijët e të rinjtë.
Blerta Berberi: Kemi pasur shumë raste që kanë rezultuar me Covid. Janë mosha shumë të reja duke filluar nga 15-20 deri në moshën 45 vjeç. Edhe pse janë të vaksinuar po kalojnë formën e lehtë, format më të rënda kanë qenë për ata që nuk janë të vaksinuar.
Specialistët u bëjnë thirrje prindërve që t’i drejtohen mjekut të familjes dhe jo pediatrisë në QSUT, pasi aty krijohen radhë të shumta.
Blerta Berberi: Gjej rast të ju bëj thirrje prindërve që nuk kanë asnjë arsye të çojnë fëmijët e tyre pranë urgjencës pediatrike në QSUT ku dhe fluksi është shumë i madh pasi kjo gjë e rëndon dhe më shumë situatën e fëmijëve të tyre duke pritur më radhë të tëra sepse mund të krijohen dhe mbivendosje të virozave të tjera.
Pavarësisht rritjes së infektimeve ditore, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mos të ndryshojë masat anticovid.
/b.h