Presidenti Ilir Meta këtë të enjte në deklaratën e tij për mediat ka bërë me dije se në protestën e 8 janarit, para selisë blu dhuna është përdorur nga të dy palët.
Meta ka publikuar disa foto që sipas tij vertetojnë dhunën e ushtruar nga jashtë godinës dhe brenda selisë.
Ndër të tjera ai ka veçuar dhe ka komentuar dhe publikimin e disa fotove që persona të inkriminuar mund të ndodheshin brenda selisë disa ditë para protestës, që sipas tij duhet hetuar se kush janë këto persona.
Kreu i shtetit ka bërë me dije se ishte i shqetësuar për situatën e paprecedentë që po ndodhte në selinë e partisë së dytë më të madhe në vend dhe për këtë ka qenë në kontakt me institucionet ligjzbatuese për të qenë i informuar dhe verifikuar të gjithë elementët kriminal që do të përdoreshin në këtë grupim.
“Dhunë ka pasur nga dy palët, kemi parë nga jashtë godinës dhe nga ballkoni i zyrës së kryedemokratit aktual të PD-së. Kemi parë fotografi me persona që ishin të maskuar që shpërndaheshin me krenari ishin apo jo brenda selisë nuk e di. Kemi parë në emisione që nuk ka dyer të blinduara por që faktet treguan të kundërtën.
E gjithë kjo vjen nga mungesa për të respektuar votën e lirë. Nga një palë kemi parë shkarkime, shkarkohen deputetë, nga FRD nga zyra e gruas. Nga pala tjetër vetëm ftoh. Kemi parë dorëzimet e dokumenteve në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, dhe kundërshtimet nga pala tjetër, Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të zbatuar votën e lirë.
As mjetet fizike dhe as mjetet policeske, as paramilitare dhe as varretë që u bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin, kërkohet një zgjidhje tjetër”, është shprehur Meta.
g/kosovari